Friday, 6 December 2019 | Lajme: 0

Ndeshja e basketbollit shëndërohet në duel boksi (video)

Boks në vend të koshave shikonin simpatizantët e Rabotniçkit dhe Kumanovës. Ndeshja basketbollistike në mes Rabotniçkit dhe Kumanovës, do të mbahet mend për faktin se basketbollistët u përleshën me grushta dhe se u përjashtuan 16-të, basketbollist.

Incidenti filloi pas përleshjes fizike mes  Simonovskit dhe Lukoviqit në minutën e 23-të, ku më pas u përfshinë të gjithë basketbollistët.
Situata u qetësua vetëm pas ndërhyrjes së njësisë speciale, me ç’rast mysafirët ishin larguar drejt dhomave të zhveshjes.

Ndeshja filloi pas një ore pauzë, ndërsa në parket u paraqitën vetëm nga 4 basketbollistë. Ndërsa vendasit në fund shënuan fitore me rezultatin 90:70, që ishte fitorja e 4-të në 8 xhirot e zhvilluara në kuadër të Superligës.