Friday, 6 December 2019 | Lajme: 0

Për një fytyrë të pastër, përdorni limon dhe uthull molle

Për të trajtuar aknet në fytyrën tuaj, janë mjaft të domosdoshme lëngu i limonit dhe uthulla e mollës. Efekti është i garantuar dhe për këtë mjafton të ndiqni në përpikmëri këto këshilla. Lëngu i limonit jo vetëm që sjell një reduktim të akneve, por edhe ndihmon për t’i dhënë lëkurës ndriçim.

Lëngu i një limoni të shtrydhur duhet të aplikohet në pjesët ku keni puçrra dhe ta lini të veprojë për të paktën 15 -20 minuta, kjo para se ajo të lahet. Përpos lëngut të limonit, mjaft e mirë është edhe uthulla e mollës.

Uthulla është përdorur për zbutjen e lëkurave me probleme, ku përfshihen edhe puçrat. Mjafton të lagni një copë pambuk me uthull dhe lyeni me të pjesën e fytyrës që keni puçra. Lëreni të veprojë për rreth 10-15 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë. Kjo gjë duhet të realizohet dy herë në ditë.