Friday, 6 December 2019 | Lajme: 0

Lulet të bëjnë më të bukur

Nga një studim amerikan është zbuluar që banjat me lule apo masazhet me vajra bimorë janë ideale për një femër që të zbulojë bukurinë dhe sensualitetin e vet.

Përdorimi i bimëve edhe nga meshkujt, i shkakton këtyre të fundit të njëjtën efekt që japin hormonet.

Pra është pikërisht momenti i duhur që t’i dhuroni këtë kënaqësi vetes tuaj. Për këtë qëllim mund të përdorni lloje të ndryshme lulesh, ku secila prej tyre ka një efekt specifik në bukurinë tuaj. Kështu nëse doni të keni një ngjyrë trupi të bukur në sezonin e verës, ideale do të ishte përdorimi i lulediellit e pasur në vitamina D dhe E.

Mimozat meqë përmbajnë hekur, zink dhe magnez ndihmojnë që lëkura juaj të jetë më elastike, duke eliminuar kështu problemet e këputjeve të epidermës apo celulitit. Nëse doni të ndiheni e bukur si një perëndeshë, përdorni banjat dhe mesazhet me petale trëndafili. Trëndafili, ndryshe mbretëresha e luleve falë vitaminave C dhe E ka efekt regjenerues për fytyrën dhe eliminon çdo shenjë plakjeje.