Friday, 6 December 2019 | Lajme: 0

Buzëkuqi rozë, nuanca e sezonit!

Buzëkuqi i momentit? Është në ngjyrën rozë. Delikat ose i gjallë, perlë ose me efekt mat, është nuanca e sezonit.

I çelur për ato që dëshirojnë një pamje romantike, delikat, të gjallë dhe të fortë për ato që duan të jenë protagoniste absolute. Nga buzët e Nicki Minaj e cila nuk ndahet kurrë nga buzëkuqi i saj rozë i ndezur dhe shumë origjinal, tek Jessica Biel e cila e mban me delikatesë një grim total nude.

Kështu qe bëni kujdes me blerjet, nëse nuk keni akoma një buzëkuq në tonalitetet e ngjyrës rozë, nxitoni ta blini. Rregulli bazë kërkon që buzëkuqi duhet të jetë ngjyrë rozë e fortë nëse lëkura flokët dhe sytë janë të errët. E kundërta nëse tiparet tuaja janë më pak të dukshme.

Buzëkuqi rozë, ndryshe nga i kuqi, është mjaft i domosdoshëm për të balancuar një grim të fortë siç është ai kur i lyeni sytë me ngjyrë të zezë. Ai është i përsosur edhe me lëkurën e nxirë.