Friday, 6 December 2019 | Lajme: 0

Veshjet dhe aksesorë që na dëmtojnë

Kur është fjala për të qenë në formë dhe me një performancë që shkon hap pas hapi me të rejat e modës, të gjithë janë të gatshëm që të vuajnë, pikërisht në emër të modës. Por ka raste kur kjo vuajtje kthehet në dëm për shëndetin.

Ndaj më poshtë janë disa aksesorë:

Vathët e rëndë. Ne këtë rast, përveç rrezikut që vjen nga infeksionet, ka shumë mundësi që për shkak të peshës së rëndë të zgjatet lobi i veshit, deri në dëmtim të tij.

Çantë e rëndë me rripa të hollë. Në këtë rast duke mbajtur për një kohë të gjatë të tilla çanta të mëdha dhe të rënda, qëndrimi ynë është i detyruar të zhbalancohet në një formë të tillë që na detyron të ngremë më shumë njërin sup në raport me tjetrin, çka çon në bllokim të muskujve dhimbje kokë, madje edhe shpinë.

Sytjena të ngushta. Sytjenat e ngushta janë në gjendje të pengojnë zhvillimin e muskujve të gjoksit, si pasojë pas një farë kohe ai fillon të bjerë më poshtë.

Rripa të ngushtë. Zakonisht shtrëngimi i tyre çon dhimbje dhe mpirje të këmbës si pasojë e bllokimit të nervit kutaneo-lateral te femurit që më pas çon në dhimbje që fillojnë nga barku deri në pjesën e jashtme të kofshës.

Portofol të madh në xhepin e prapmë. Mbajtja e një portofoli të tilla gjatë kohës që qëndron ulur çon në krijimin e një presioni në muskujt glutealë që prodhon dhimbje, impostim të keq në qëndrimin ulur dhe përgjithësisht bezdi.

Tangat. Janë në gjendje të krijojnë lagështi dhe më pas infeksione.

Pantallona dhe funde të ngushta. Këto përveç që limitojnë lëvizjet, janë në gjendje të detyrojnë një qëndrim të keq që çon në prishje të linjës së kolonës vertebrale.

Takat e larta. Duke e përqendruar të gjithë peshën tek majat e këmbëve, rritet presioni në to duke ndryshuar ekuilibrin tuaj. Gjunjët dhe ijet janë të detyruar të shkojnë përpara, me rrezikun e vuajtjes nga hipertensioni, ndrydhja e këmbëve, thyerje të metatarsit. Përgjithësisht të gjitha pjesët e këmbëve ndjehen të kërcënuara.