Friday, 6 December 2019 | Lajme: 0

Tendencë Nail Art 2014

Nail Art ne tendence për pranvere/vere 2014 për te kopjuar janë realizuar me ngjyra te ndezura, top coat me efekte speciale dhe dizajnë te vegjël. Gjate sezonit te bukur nuk ka asgjë me te mire se një manikyr realizuar me ngjyra te gjalle dhe ne tendence qe nxjerrin ne pah bukurinë e duarve, blu, e verdhe, vjollce, boje qielli dhe e bardhe janë vetëm disa nga ngjyrat e bukura me te cilat mund te krijoni nail art origjinal.

 

 

Mes ngjyrave te manikyreve me ne tendence për pranvere/vere 2014 shfaqen ngjyrat e ndezura tipike te karameles, jeshiles, ciklamines, boje qiellit, te bardhës, blu navy dhe vjollcës përkrah te verdhës limon dhe portokalli, nuanca ideale për te krijuar nail art zbavitës. Pranvera dhe vera ri zgjojnë tek ne dëshirën e ngjyrave te forta edhe ne manikyr për ti aplikuar ne duar dhe ne këmbë por qëndrojnë gjithmonë elegante dhe romantike edhe nail art te realizuar me ngjyrat pastel ne ngjyrën vjollce, bezhe, argjend dhe jeshile mente, te miksuara rreth tyre me dizajn gjeometrik, vija te vogla dhe dekorime qe nxjerrin ne pah ngjyrën e arte ne lëkurën e nxire nga dielli. Pasi te keni siguruar manikyret me ngjyrat me ne trend mund te kaloni për realizimin e nail art qe ju pëlqen.

thPrincess Nails 2