Ditët bëhen më të gjata, dielli ngroh më shumë pasditet tona, veshjet e errëta i lënë rrugë atyre të holla dhe plot ngjyra..të gjitha këto janë shenja të ardhjes së verës! Në të njëjtën kohë është momenti i duhur për të hequr dorë nga produktet e dimrit.
Ardhja e sezonit të ri nënkupton domosdoshmërish jo vetëm ndërrimin e gardërobës por edhe të produkteve të bukurisë. Zbuloni parfumet dhe aromat që janë tendencë e sezonit veror 2014.
4 janë aromat tendencë për verën ku dominojnë lulet , vanilja dhe pemët e sezonit.
Dominante janë aromat e freskëta në përgjithësi me shishe blu apo të gjelbër. Prandaj le të festojmë së bashku ardhjen e verës, duke zbuluar aromën që ju përshtatet. Me lule, me shije orientale; slogani është i njëjti: freski dhe finesë.
Një aromë e freskët
Për ata që ëndërrojnë të arratisen drejt festave të shumta: imagjinoni të shtriheni në një shezlong nën hijen e çadrës, duke pirë një pinna colada…
Born In Paradise de Escada,është parfumi i duhur për netët e gjata të verës.