Tuesday, 12 November 2019 | Lajme: 0

Arrestohet Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë

Imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit.

Burime të besueshme brenda Policisë së Kosovës i kanë konfirmuar portalit koha.net se hoxha është arrestuar.

Nuk dihet ende për motivet e sakta të arrestimit të tij. Por emri i tij është përfolur në të kaluarën shpeshherë për nxitje të ekstremizmit islamik./Koha.net