Thursday, 5 December 2019 | Lajme: 0

Triumfoj USA ndaj Serbisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ‘sunduar’ Serbinë, duke u shpallur kampionë të Botës, në Kampionatin Botëror, i cili u mbajt në Spanjë.

Amerikanët kanë dominuar totalisht ndaj kundërshtarit, i cili nuk ishte i denjë për ta, duke festuar në fund, pasi fituan me rezultat 129:92.

‘Stuhia’ amerikane i mori serbët qysh në çerekun e parë, të cilën e mbyllën me 35:21. Dominimi i tyre vazhdoi edhe në periudhën e dytë, të cilën e mbyllën 32:20, respektivisht 67:41 pas pjesës së parë.

Edhe në çerekun e tretë, amerikanët e zotëruan parketin, duke e mbyllur këtë dhjetëminutësh 38:26, ndërsa periudha e katërt ishte vetëm një formalitet, pasi fituesi tashmë dihej.