Monday, 21 October 2019 | Lajme: 0

Përdorni vajin e kokosit si lubrifikant

Ditët e sotme vaji i koksit përdoret për gjithçka: në gatim, për kujdesin ndaj flokëve apo lëkurës, madje edhe për zbardhjen e dhëmbëve. Por, gjinekologët kanë vënë në dukje edhe një tjetër përdorim.

Sipas gjinekologes Jennifer Gunter, shumë femra kanë nisur të përdorin vajin e kokosit si lubrifikant gjatë seksit.
Nuk ekzistojnë në fakt studime konkrete që provojnë sigurinë e vajit të kokosit si lubrifikant, por deri tani duket mirë dhe pacientët nuk janë ankuar për efekte anësore.
Është natyral, pa kimikate dhe me një çmim të përballueshëm krahasuar me lubrifikantët që gjenden në farmaci.
“Në praktikën time, femrat që kanë problem gjatë seksit, po e pëlqejnë shumë,” thotë Gunter.
Vaji i kokosit ka veti që shmangin infeksionet mykotike në vaginë, që shqetëson një numër të konsiderueshëm të femrave. Por tregohuni të vëmendshëm të pastroheni pas seksit si gjithnjë, por mos u lani në brendësi, asnjëherë.