Monday, 23 September 2019 | Lajme: 0

‘Khaleesi’ përjetë me “Game of Thrones”, bën tatuazhin e mrekullueshëm në sezonën e fundit të serialit

Game Of Thrones fitoi çmimin Emmy në kategorinë e më të mirit për seritë dramë, për të tretën herë.

Pas fitores se ditës së hënë, aktorja Emilia Clarke vendosi të festojë në mënyrë unike.

Clarke, e cila luan rolin e Daenerys Targaryen, “Khaleesi” në serialin e famshëm, shënoi këtë fitore me një tatuazh.

31 vjeçarja ka ndarë me fansat e saj një foto ku shihen tre dragonj të vegjël duke fluturuar, të bëra tatu në dorën e saj.

“U sigurova që nëna kurrë të mos i harrojë të vegjlit e saj”, është mbishkrimi i fotos nga ‘nëna e dragojve, siç njihet ajo në serialin e famshëm.

khaleesi_1537444807-9683483