Sunday, 17 November 2019 | Lajme: 0

Tavë me Qofte

Përbërësit:
400 gr mish,
2 copa të bukës,
1 qepë,
gjysmë lugë të çajit Biber i zi,
qimnon,
1 lugë të çajit biber i kuq,
1 vezë,
majdanoz,
1 lugë kripë.

Përgatitja:
I përziejmë të gjithë përbërësit e qoftës, 3 patate i qërrojmë dhe i premë në copa flete.

Në tepsi e rëndisim një qofte dhe afër saj një flete patate, përmbi ia derdhim një lugë salcë, gjysmë gote të çajit vaj vegjetal.

Tepsinë e vëmë në furrë për pjekje.

Ju bëftë mirë!