Monday, 14 October 2019 | Lajme: 0

Nëse e keni ndonjë fjalë që nuk iu pëlqen, shpejt do ta bllokoni si koment në Facebook

Facebook shumë shpejt do të lansoi një mundësi të re për përdoruesit. Nëse keni ndonjë fjalë të pakëndshme që nuk do të iu pëlqejë si koment, shumë shpejt do të mund ta bllokoni atë.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të ndalojnë fjalët, frazat dhe madje edhe emojit në komente.

Megjithatë, njerëzit që bëjnë komente me ato fjalë dhe miqtë e tyre do të jenë në gjendje t’i shohin ato.

Facebook synon që me këtë mundësi të luftojë gjuhën e urrejtjes.