Thursday, 22 August 2019 | Lajme: 0

E jashtëzakonshme: Zgjohet Schumacher

Me 29 dhjetor do të bëhen pesë vjet nga lëndimi i rëndë i Michael Schumacher pas një rrëzimi gjatë skijimit në alpet franceze.

Edhe pse familja e tij është shumë e mbyllur në deklarata për të, shtatë herë kampioni i Botës në Formula 1 është rikuperuar.

Sipas DailyMail, ish-piloti i Ferrarit nuk është më i shtrirë në shtrat dhe i janë larguar pajisjet ndihmëse.

Ai po jeton në një vilë në brigjet e Gjenevës së bashku me familjen e ngushtë dhe mendohet se kujdesi shëndetësor i kushton rreth 60.000 euro në javë.

Schumacher do t’i mbush 50 vjet me 3 janar vetëm pesë ditë pas përvjetorit të tragjedisë që e la atë në koma.