Sunday, 17 November 2019 | Lajme: 0

Aktakuzë për shtetasin nga Venezuela i kapur me drogë në aeroportin e Shkupit

Aktakuzë për shitje të drogës sot ngriti Prokuroria Publike Themelore e Shkupit deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 kundër një shtetasi të Venezuelës që javën e kaluar u arrestua në aeroportin e Shkupit për shkak se ka kontrabanduar dy kilogramë kokain.

Siç kumtojnë nga PPTh-ja, bashkë me aktakuzën, prokurori publik deri te gjykata ka dorëzuar edhe Propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

“Bëhet fjalë për shtetasin nga Venezuela, me prejardhje nga Egjipti, që udhëtoi në Maqedoni më 5 dhjetor të këtij viti nga relacioni Zurich Shkup. Zyrtarët doganorë në aeroportin e Shkupit, gjatë kontrollit të valixhes së tij, kanë gjetur drogë narkotike – kokain në thes zipper 332.6 gramë fshehur në dorëzat e valixhes. Në të njëjtën kohë janë gjetur edhe gjashtë qese me mbi 1.5 kilogram në veshjen e poshtme”, thuhet në kumtesën e PPTh-së.