Friday, 22 November 2019 | Lajme: 0

Zbulohet një pjesë e biografisë së fshehur të Meghan Marklet

Momentet e bukura dhe të këqija nga e kaluara vështirë se mund të fshihen sidomos kur bëheni pjesëtare e familjes mbretërore britanike.

Kjo është arsyeja pse biografia e Meghan Markle ka tërhequr shumë vëmendje dhe ka zbuluar shumë talente të fshehura të gruas së Princit Harry.

CV thuhet se e ka shkruar në moshën 24-vjeçare dhe në biografi tregon se është e gjatë 167.5 centimetra dhe se peshonte 51 kilogramë.

Prince-Harry-dhe-Meghan-Marklee

Ajo ka treguar se di të flas rrjedhshëm spanjollisht dhe frëngjisht, ndërsa gjuhën angleze e flet në tre dialekte të ndryshme. Ajo di të luajë edhe balet, raporton The Sun.

Megjithatë, shumë u intriguan nga fakti se dukesha ishte veçanërisht e talentuar për “kick-boxing”.

Ndryshe nga biografia e saj e publikuar në mes të majit, CV e ish-aktores ka treguar të gjitha cilësitë që zotëron.

Theksojmë se zeshkania dhe bashkëshorti gjatë vitit të ardhshëm pritet të bëhen prindër të një fëmije.