Thursday, 22 August 2019 | Lajme: 0

Brukseli ia jep Serbisë 97 milionë euro, Kosovës i kërkon heqjen e taksës

Ministrja e Integrimit Evropian të Serbisë, Jadranka Joksimoviq dhe Komisioneri për Zgjerim,  Johannes Hahn nënshkruan sot në Bruksel një pjesë të Instrumentit të Ndihmës së Para-Anëtarësimit për 2017 në vlerë prej mbi 97 milionë euro.

Paratë do të përdoren në fushën e energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit, si dhe për pjesëmarrjen në programet e BE (cosme, horizont 2020, erasmus +), bën të ditur Joksimoviq dhe Hahn, transmeton Klan Kosova.

Hahn pas nënshkrimit të kësaj ujdie në vlerë prej mbi 97 milionë euro, theksoi se BE-ja edhe njëherë tregoi se mbështet fuqishëm lëvizjen e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkim.

Kjo pjesë e ndihmës së BE-së para anëtarësimit të Serbisë do të përdoret pjesërisht për forcimin e sektorit të energjisë në Serbi dhe pjesërisht për rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve përmes mbrojtjes së mjedisit.