Thursday, 12 December 2019 | Lajme: 0

Nëse doni të shkëlqeni si gratë franceze, përdorni vetëm këtë produkt kozmetik

Ndoshta ju keni dëgjuar për ujin micellar. Ndoshta jo. Por edhe nëse ke dëgjuar për këtë produkt francez, mund të mos e dini sa mahnitëse është ai. Si fillim duhet të dini se çfarë është uji micellar? Nëse e keni parë atë në farmaci ose në dyqane, atëherë do ta dini që ky produkt francez i famshëm duket si uji dhe ndjehet si i tillë, por ofron shumë më tepër. Rezulton se quhet ujë micellar sepse përmban molekula të vogla të quajtura micelles. Me sa duket, micelles tërheqin grimcat e papastra që ndodhen në fytyrën tuaj.

Sapo lidhen me këto grimca të papastra, ato kapen fort dhe i mposhtin ato. Prandaj, në qoftë se ju merrni një pambuk të lagur me këtë uji fytyra juaj do të ndihet shumë e pastër pasi ta fshini me pambukun tuaj. Më pas nuk do të keni nëvojë ta shplani fytyrën tuaj pasi të gjithë punën e ka bërë uji micellar. Kjo do të thotë që ju mund ta pastroni fytyrën tuaj ndërsa jeni të shtrirë në shtrat, në autobuz ose gjatë serialit tuaj të preferuar që po shihni në laptop. Por prisni – ka më shumë! Shumë ujëra micellare gjithashtu përmbajnë përbërës të tjerë, në mënyrë që ju të mos merrni vetëm një pastrim të plotë, por edhe hidratim, tonifikim, dhe qetësim të lëkurës etj. Ajo që duhet të bëni për tu ndjerë sa më e bukur dhe me një fytyrë të shkëlqyeshme pa përdorur tualete është thjesht të zgjidhni ujin micellar të duhur për ju.