Friday, 15 November 2019 | Lajme: 0

Temperatura të acarta pritet ta përfshijnë vendin

Reshjet e borës përfshin thuajse gjithë vendin. Komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagura dhe mbetje bore, posaçërisht në autostradën Demir Kapi-Gjevgjeli dhe rrugën Gostivar-Kërçovë përmes kalimit malor Strazhë ku në këtë të fundit, në periudha të caktuara ishte e ndaluar qarkullimi i automjeteve të rënda. Reshjet e borës, sipas Entit hidrometeorologjik do të rikthehen sërish të enjten në mbrëmje por në pjesët veriore të vendit, ndërsa në ato jugore do të ketë reshje shiu. Meteorologët paralajmërojnë edhe mot të ftohtë me temperaturë mëngjesi deri në – 6 gradë celsius. Gjatë kësaj periudhe i rekomandohet shoferëve përshtatje e shpejtësisë gjatë lëvizjes së automjeteve. Kujdes të veçantë rekomandohet në rrugët që akoma janë të lagura e që rrezikojnë gjatë natës të shndërrohen në akull për shkak të temperaturave nën 0.

“Sot do të fryjë erë e fortë veriu, posaçërisht do të ndjehet në Shkup dhe Kumanovë dhe do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme. Temperaturat e ditës do të jenë në interval prej -1 deri në 3 gradë, në Shkup 1 gradë dhe do të mbaj mot I ftohtë. Nesër në mëngjes do të kemi temperatura të ulëta, prej -6 deri në 0 gradë, ndërsa gjatë ditës prej 0 deri në 7 gradë. Era do të vazhdojë të fryjë por me intensitet më të dobët ndërsa në orët e pasdites kryesisht do të kemi periudha me diell, veçanërisht në pjesën lindore të vendit”, pohoi Boris Sekirarski, hidrometeorolog.