Tuesday, 19 November 2019 | Lajme: 0

Avokado, fruti më i mirë që mund të hani/ ja vlerat ushqyese dhe disa truke si të parandaloni nxirjen

Avokado është një ndër frutat më të shëndetshëm që ofron jo pak minerale e vlera ushqyese! Të gjitha yndyrnat, fibrat dhe fitokimikate (komponente biologjikisht aktive të bimëve) të pangopura mund të ulin nivelin e kolesterolit të keq, rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare, reduktojnë stresin oksidativ dhe të parandalojnë inflamimin. Nutricionistët rekomandojnë ngrënien e 1/4 ose 1/2 e avocados në ditë dhe Living më poshtë do t’ju tregojë disa mënyra se si mund të ruani në mënyrë të sigurtë pjesën e mbetur të avokados. Duke patur tendencën të nxihet shpejtë, mësoni këto tre truke që avokado të zgjasë disa ditë në frigorifer.
Vendoseni pranë një qepë
Vendosni avokadon në një enë hermetike ku brenda të keni vendosur një çerek qepe të copëtuar. Komponimet e squfurit në qepë do të oksidohet në sipërfaqen e gjelbërt të avokados dhe do të parandalojë nxirjen… për pak ditë.

avocado-with-olive-oil
Lyeni sipërfaqen e avokados me vaj ulliri!
Lyejeni me lëng limoni dhe mbështilleni me një qese plastike

Vlerat ushqyese në një avokado të plotë:

114 kalori
6g karbohidrate
1g proteina
10.5g yndyrë e shëndetshme (16% e nevojave ditore)
1g yndyrë të ngopur
5g fibra
0g sheqer
345mg kalium (10% e nevojave ditore)
20mg magnez (5% e nevojave ditore)
6mg vitaminë C (10% e nevojave ditore)
0.2mg vitaminë B6 (10% e nevojave ditore)