Monday, 21 October 2019 | Lajme: 0

Policia: Këto janë personat që qëlluan me armë zjarri ndaj Valon Belës

Drejtori ekonomik i Klinikës së Gjinekologjisë në Shkup, Valon Bela, u qëllua me dy plumba sonte në një sulm të armatosur në Çair të Shkupit.

Siç bënë të ditur Ministria e Brendshme, Valon Bela u qëllua në këmbën e djathtë nën gjunj, pas së cilës ai u transferua në Spitalin “Shën Naum i Ohrit”.

Ndaj tij kanë qëlluar tre persona edhe atë personat me inicialet E.H., E.A. dhe RN.

Ministria e Brendshme informon se po punohet në zbardhjen e plotë të sulmit të armatosur.

Valon Bela është anëtar i BDI-së i cili u emërua drejtor i ri ekonomik i Klinikës së Gjinekologjisë disa muaj më parë.