Tuesday, 17 September 2019 | Lajme: 0

Mickoski: Le ta harrojmë librin e një kohe, të hapim një libër të ri

Lufta jonë sapo ka filluar, tha kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sonte gjatë marshimit protestues në Shkup.

Për pushtetin ai i tha se për atë çka kanë bërë do të përfundojnë në vorbullën e historisë.

Mickoski gjithashtu tha se kanë mbështetjen e qytetarëve.

“Le ta harrojmë librin e një kohe, të hapim një libër të ri, një libër që do të na çojë në prosperitet”, tha Mickoski.

Ai para protestuesve tha se “ne nuk kemi vendlindje rezervë.

“Asnjë proces nuk është i njëanshëm, po vjen koha jonë. Koha e maqedonasve me vlerë dhe të ndershëm do të vijë”, thotë ai.

Ai shtoi tha se nuk do të tërhiqen. Ai akuzoi se borxhi publik i shtetit është 40% e BPV-së. Gjatë protestës qytetarët bërtisnin “dorëheqje”.