Monday, 21 October 2019 | Lajme: 0

Protesta në Tetovë kundër kazinove dhe bastoreve (LIVE)

Lëvizja Antibixhoz për momentin është duke e mbajtur protestën në sheshin “Iliria” në Tetovë dhe ku siç shihet në protestë janë tubuar një numër i madh i protestuesve në përkrahje për idenë që kazinot të largohen 3 km larg vendbanimeve, raporton TetovaSot.

Më poshtë ju sjellim edhe njoftimin e lëvizisjes antibixhoz.

“Ftojmë të gjithë masovikisht edhe atë, duke filluar nga liderët e të gjitha subjekteve politike shqiptare, sektori civil, individë, popullin, të na bashkangjiten kundër këtij kanceri, kërkojmë nga bizneset mundësisht të mbyllin lokalet e ti themi STOP kazinove dhe bastoreve, me qëllim që të çojmë porosi kështu dhe duke mbrojtur fëmijët dhe shoqërinë tonë nga e keqja që na kanoset të gjithëve ne”, tha Xhemal Abdiu nga Lëvizja Anti-Bixhoz, në thirrjen e tyre para disa ditësh.